Në mbrëmjen e 28 Shkurtit, janë tetë aktorët që për herë të parë do të garojnë për cmimin “Oscar”. Nga Rami Malek tek Olivia Kolman, disa prej tyre janë pretendentët kryesorë.
Mes atyre që kandidojnë për çmimin “Oscar” janë tetë tetë aktorët që këtë vit kandidojnë për herë të parë dhe që mbrëmjen e 24 Shkurtit do të presin për statujën e tyre në teatrin Dolbi në Los Angeles. Mes tyre në kategorinë për aktorin më të mirë është dhe Rami Malek me “Bohemian Rhapsody”, ndërsa mes aktoreve më të mira janë emra si britanikja Olivia Colman “La favorita”, dhe meksikania Jalitza Aparisio me “Roma”.
37-vjeçari, djali i emigrantëve egjiptianë, Rami Malek ka befasuar të gjithë me metamorfozën e tij interpretuese të Freddie Mercury në “Bohemian Rapsody”, falë të cilës mori dhe “Golden Globe”.
Me shumë çmime të marra falë serialit “The Night Manager”, Olivia Colman interpreton mbretëreshën Ana në filmin “E preferuara” të Jorgos Lanthimos, ndërsa ka fituar më parë dhe “Golden Globe”.
Debutuese absolute është 25-vjeçarja Yalitza Aparicio, në filmin e Alfonso Cuaron “Roma”: e cila deklaron se asnjëherë nuk ka menduar të bënte aktoren. Ajo kishte shkuar për të shoqëruar motrën e saj në provat për aktore dhe regjizori zgjodhi pikërisht atë për personazhin.
Tre në pesë në kategorinë e jo protagonistëve janë aktorët që garojnë për herë të parë: Richard E. Grant me “Kopje origjinale”, Adam Driver me “Blackkklansman” e Sam Elliot, që në “A star is born”, interpreton vëllain e madh të Bradley Cooper./abcnews.al