Raporti i TI, Basha: Konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni

schedule10:49 - 25 Janar, 2022

schedule 10:49 - 25 Janar, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e “Transparency International” për korrupsionin ku Shqipëria është përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Kreu i demokratëve thekson se  lufta kundër korrupsionit është interesi i tyre kombëtar.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!” shkruan Basha. g.v/abcnews.al