Duket se nuk ka asgjë më të keqe se kur dyshoni se partneri po ju tradhton. Pavarësisht nëse keni të drejtë apo jo, jeta në pasiguri është shumë e dhimbshme. Sipas një psikologu, ekziston një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar nëse ai iu gënjen.
Thjesht duhet t’i kushtoni vëmendje një detaji. Psikologu Daniel Ajkon shpjegon se kjo funksionon vetëm nëse partneri juaj nuk e ka humbur besimin tek ju më parë. Në të shumtën e rasteve, kur partneri juaj fillon të sillet në mënyrë të dyshimtë dhe nuk ju beson, me shumë mundësi po ju tradhton.
“Nëse jeni në një lidhje me dikë që ju akuzon se e tradhtoni ose flisni me të tjerët, edhe pse nuk ka arsye për këtë, zakonisht do të thotë se ai tradhton dhe flet me të tjerët dhe mendon se ti bën të njëjtën gjë.”, thotë ai duke shtuar se në psikologji quhet “projeksion”. Njerëzit projektojnë atë që kanë në vetvete tek njerëzit e tjerë.
@thedanielacon Next level mind games. #relationshipadvice #datingadvice #relationships #loyalty #dating #attraction #datingadviceforeveryone ♬ Lazy Sunday – Official Sound Studio
/abcnews.al