Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në Shqipëri gjatë vitit të parë të pandemisë ishin më të ulëtat në Europë, ndërsa ato familjare më të lartat. Kjo del në pah nga një studim të publikuar sëfundmi.
10.48% ishte financimi për shëndetësinë nga buxheti i shtetit në vitin 2019 ndërsa në vitin 2020 sipas raportit shkoi në 9,68 % përfshirë dhe rimbursimin e barnave. 0,8 % më pak se në vitin 2019 ose niveli më i ulët që nga viti 2016.
Pagesat nga portofoli familjar ndërkohë u përkeqësuan më tej për shkak të Covid 19. Pandemia i rriti ato me 28% dhe i çoi në nivelin më të lartë që nga viti 2007.
Ndonëse Pandemia Covid është më e rënda në 100 vitet e fundit thekson studimi Shqipëria nuk po ushtron presion të lartë mbi fondet publike shtesë që duhen në përballimin e krizës shëndetësore.
“Shpenzimet për sektorin e shëndetësisë në vitin 2020, u rritën me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore”, – shkruhet në raport.
Në një vit ku emergjenca mjekësore ishte parësore si 2020 –a fondi i shërbimeve shëndetësore pati një rritje minimale, 6.5 % me bazë vjetore.
Studim nxjerr në pah të dhënat e Eurostat sipas të cilit shpenzimet për shëndetësinë gjatë atij viti ishin 297 euro për banor ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian shkont 2614 Euro.
Sipas studimit të Shoqatës “Së bashku për Jetën”, Pandemia COVID-19 solli një tronditje të thellë ekonomike për Shqipërinë me kapacitete të dobëta fiskale ndërkohë pritet të sjellë një rritje të mprehtë të varfërisë ekstreme. /abcnews.al