Ditën e sotme futbolli shqiptarë ka marrë një lajm të trishtë. Është ndarë nga jeta ish-lojtari i Kombëtares dhe Partizanit, Robert Jashari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i FSHF-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Armando Duka është shprehur se Jashari ishte një personalitet me shumë vlera dhe se do të kujtohet gjatë nga gjithë sporti shqiptare.
“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.
Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.
Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka.
/f.a/abcnews.al