Vazhdon ngërçi mes Bayern Munich dhe qendërmbrojtësit Sule për rinovimin e kontratës.
Pas një propozimi zyrtar nga bavarezët për të zgjatur lidhjen me mbrojtësin gjerman, negociatat tashmë janë në stanjacion dhe lojtarit i përfundon kontrata verën e ardhshme.
Të vetëdijshëm për skenarin delikat, përgjegjësit e kampionit gjerman në fuqi do të planifikojnë tashmë sulmin në tregun e ardhshëm të transferimeve, marrë nga A Bola.
Sipas Sport 1, zyrtarët e Bayern Munich do të presin një përgjigje nga Sule deri në fund të shkurtit, pas së cilës do të fillojnë në mënyrë aktive të kërkojnë një alternativë në rast se gjermani nuk shpreh dëshirën për rinovim. Sport 1 madje avancon se klubi bavarez do të ketë tashmë primar De Ligt, një mbrojtës holandez që luan për Juventusin.
Pavarësisht se nënshkrimi eventual i De Ligt përfshin një investim të fortë në arkat e Bayern Munichu (ka një vlerë tregu prej 70 milionë euro, sipas Transfermarkt), lojtari shihet si një qendërmbrojtës i ri, me përvojë dhe, në të njëjtën kohë shumë potencial për evolucion.
Nga ana tjetër, De Ligt nuk do të jetë plotësisht i kënaqur me situatën e tij në Torino, ku nuk ka pasur shumë hapësirë në skuadrën e Juventusit. /abcnews.al/