Doza e katër e vaksinës anti Covid, ministrat e BE diskutojnë për një vendim të përbashkët

schedule15:16 - 21 Janar, 2022

schedule 15:16 - 21 Janar, 2022

Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Evropian  këtë të premte një takim të përbashkët kanë theksuar se po përpiqen që të bien dakord për një formulë që do të duhet për të aplikuar dozën e katërt të Covid 19, për shkak të rritjes së infektimeve nga Omicron.

Autoriteti Rregullator Evropian i Barnave në fillim të kësaj jave ka bërë me dije se do të kishte kuptim t’u jepej një dozë e katërt njerëzve me sistem imunitar të dobësuar rëndë, por nevojiten më shumë të dhëna.

Ministrat do të diskutojnë ” dozën e katërt “, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga presidenca franceze e BE-së, e cila priti një telekonferencë të minutës së fundit të ministrave të shëndetësisë.

Hungaria dhe Danimarka, vende anëtare të BE -së, kanë vendosur tashmë të vënë në dispozicion një dozë të katërt të vaksinës COVID. Kopenhagen njoftoi se masa do të përfshijë më të rrezikuarit, ndërsa qeveria hungareze tha se të gjithë do të mund ta bëjnë këtë dozë pasi të konsultohen me mjekun e tyre.

Ndërkohë doza e katër për herë të parë ka nisur aplikimin në Izrael. Ndërkohë shumë vendet të tjra kanë vendosur që të përshpejtojnë dhënien e dozës së tretë për të nisur më pas dhe më atë të katërtën. Ndërsa shumë vende e konsiderojnë se nevojitet më shumë informacion përpara se të merret një vendim për këtë çështje.

Presidenca franceze deklaroi se qëllimi i telekonferencës ishte gjetja e një qasjeje të përbashkët në nivel evropian për strategjitë e vaksinimit.

Vaksinat e përshtatura për Omicron mund të jenë gati që në mars, por Autoriteti Rregullator Evropian i Barnave ka thënë se nuk është ende e qartë nëse ato do të nevojiten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!