Nëse ju ka munguar dëshira për të bërë seks gjatë muajve apo viteve të fundit, nuk jeni të vetmit. Sipas një studimi nga Instituti Kinsey i Universitetit të Indianës, i cili ekzaminoi aktivitetin seksual të 1559 të rriturve në Amerikë, pothuajse gjysma e tyre raportuan se nuk bënin më seks si më përpara që nga fillimi i pandemisë.
Sipas psikologut dhe studiuesit të seksit Justin Lehmiller sugjeron dy mënyra për të rikthyer dëshirën seksuale. Ai u ka sugjeruar partnerëve, libidoja e të cilëve po “kalon një krizë” të përmirësojnë komunikimin mes tyre dhe të përpiqen të bëjnë seks të planifikuar.
Tregoni hapur nevojat dhe dëshirat tuaja
Sipas Lehmiller, kur një nga partnerët nuk ka dëshirë për seks aq sa partneri i tyre, ata mund të ndihen të turpëruar ose të shqetësuar. Për këtë arsye ai sugjeron që çifti të diskutojë për këtë problem, duke e trajtuar si një problem në tërësi dhe jo si një çështje individuale.
Diskutoni me partnerin tuaj faktorët që mund të ndikojnë në dëshirën tuaj seksuale. Stresi në punë, çështjet dhe përgjegjësitë familjare, ankthi i performancës dhe problemet shëndetësore janë disa faktorë që ulin dëshirën seksuale, raporton abcnews.al
Në të njëjtën kohë, psikologu sugjeron që të diskutoni edhe atë që ju bën të ndiheni mirë, se çfarë ju dëshironi në dhomën e gjumit.
“Është normale të mos duash të bësh seks kur partneri nuk i plotëson nevojat dhe dëshirat e tua. “Por nëse përmirësonicilësinë e seksit. duke i shprehur nevojat parnerit, sigurisht do të keni dëshirë më të madhe seksuale”.
Zëvendësoni seksin spontan me seksin e planifikuar
Mund të tingëllojë paksa e çuditshme pasi askush nuk mund të programojë se kur është koha e dukur për të bërë seks por psikologia beson se seksi i programuar mund të jetë shumë më pozitiv për një çift.
“Kur planifikojmë një seks pasionant, ne kemi planifikuar gjithçka për pjesën tjetër të ditës, kështu që do të kemi shumë më pak faktorë që të na shpërqendrojnë.
Përveç kësaj, planifikimi i mundëson çiftit të përgatitet më mirë, ndërsa kjo pritje intensifikon dëshirën për seks”, përfundon Lehmiller.
/abcnews.al