Një person është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje.
Policia thotë se bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se 36-vjeçari me inicialet A.M. mbante armë zjarri në banesë u ushtrua kontroll duke e arrestuar.
Efektivët kanë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al