Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Pejë, si pasojë e një përleshje me thika mes të rinjve. Sipas policisë, E.M., ka vdekur nga plagët e marra nga thika. Në konflikt ishin përfshirë edhe dy persona të tjerë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar.
“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, ka bërë të ditur Nikçi për lajmi.net
Më tej, ai njoftoi se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.