Në Maqedoninë e Veriut këtë të enjte janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 172 raste të reja nga 4 021 testime.
Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjithashtu kanë humbur jetën 12 persona. Viktimat janë 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 69, 70, 78, 83 dhe 84), 3 nga Manastiri (32, 72 dhe 79) dhe nga një i vdekur nga Velesi (30), Ohri (63) dhe Prilepi (62).
Ndërkaq betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar edhe 553 pacientë/
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 250.876, mes të cilëve 223.606 kanë fituar betejën me sëmundjen ndërsa 8 166 kanë humbur jetën. /abcnews.al