Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski fitoi ditën e hënë çmimin “The Best” të FIFA-s duke mposhtur Lionel Messin dhe Mohamed Salah.
Në votimet që bënë gazetarët, tifozët, trajnerët dhe kapitenët, ajo që ra në sy ishte mos dhënia e asnjë pikë për sulmuesin polak nga “Pleshti”.
Në lidhje më këtë ka reaguar edhe Lewandowski, i cili është shprehur se e respekton zgjedhjen e Messit për të mos i dhënë asnjë pikë dhe se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe që ai të inatosej me sulmuesin e PSG-së.
“Fjalët e tij ishin shumë të mira. Tani, sa i përket zgjedhjes së tij: kjo pyetje duhet t’i bëhet atij. Unë nuk kam bërë asgjë të keqe që ai të inatoset me mua, përveç gjërave sportive.
Privatisht, shpresoj gjithçka ka qenë në rregull. Ajo ishte zgjedhja e tij dhe unë duhet ta respektoj. Nuk kam pse të them ndonjë gjë negative apo të zemërohem”, ka theksuar Leva.
Lewandowski ia dha pikët e plota Jorginhos, ndërsa Messin e votoi si të dytin. /f.a/abcnews.al