FOTO/ Iu bë atentat në Tiranë, kush është Lulëzim Masha, administratori i shkollës private

schedule12:12 - 18 Janar, 2022

schedule 12:12 - 18 Janar, 2022

Ky është Lulëzim Masha, administrator i shkollës private “Wilson” në Tiranë që u bë shënjestër e një atentati mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Abc mëson se një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të mjetit tip Benz të cilin e drejtonte Masha, i cili udhëtonte i vetëm.

Autori ende i paidentifikuar është larguar në këmbë dhe është shpallur në kërkim. Ende është paqartë nëse kemi të bëjmë me një atentat. Si pasojë e të shtënave, policia raporton se nuk ka persona të lënduar. /abcnews.al