Ndërtohet ferma e parë lundruese në botë në qytetin holandez të Roterdamit

schedule20:05 - 17 Janar, 2022

schedule 20:05 - 17 Janar, 2022

Ferma e parë lundruese në botë  është ndërtuar në qytetin holandez të Roterdamit. Me sipërfaqe 1 200 metra katrore, e ndërtuar në kanalin Merwehaven shquhet si një zgjidhje e rëndësishme për holandezët që kanë mungesë toke.

Minke Van Wingerden, një nga themelueset e fermës, tha se objekti funksionon me kapacitet të plotë me rreth 40 lopë dhe se nga çdo lopë marrin nga 20 deri në 25 litra qumësht në ditë.

Qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi janë disa nga produktet që kjo fermë ofron për klientët në dyqanin e saj, por edhe në raftet e dyqaneve të tjera të Roterdamit. Ferma gjithashtu prodhon dhe shet plehra organike.

Fakti që ferma ndodhet në ujë, ofron përfitime për fermerët për shkak të afërsisë së saj me qendrën e qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!