Diego Costa mund të rikthehet në Premier League. Sulmuesi është larguar së fundmi nga Atletico Mineiro.
Costa është lojtar i lirë dhe tani lakohet si një opsion për Arsenalin, që kërkon një finalizues të mirë.
Raportohet se bisedimet kanë nisur dhe sulmuesi mund të jetë një opsion për trajnerin Mikel Arteta në pjesën e dytë të këtij sezoni. / abcnews.al