Situata e ndodhur me tenistin e njohur serb Novak Djokovic ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Refuzimi i vizës për herë të dytë nga qeveria australiane, ka nervozuar tenistin spanjoll Rafael Nadal.
Për “BBCSport’ Nadal është shprehur shumë i revoltuar me situatën e ndodhur teksa ka theksuar se turneu “Austalian Open” është më i madh se çëshja e Djokovic.
“Sinqerisht, jam i lodhur nga kjo situatë. ‘Australian Open’ është shumë më i rëndësishëm se çdo tenist. Nëse ai luan përfundimisht, në rregull. Nëse ai nuk luan, ‘Australian Open’ do të jetë një ‘Australian Open’ i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im”, është shprehur tenisti spanjoll Nadal.
Sonte në mbrëmje do të diskutohet përpara tre gjyqtarëve ankimimi për heqjen e vizës së numrit një në botë të tenisit.
/f.a/abcnews.al