Bashkia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë dhjetëra familjeve në dy njësi administrative të kryeqytetit.
Ishin familjet në nevojë në Njësinë Administrative Nr. 3 dhe Nr. 4 të cilat kanë përfituar pako ushqimore në këto ditë ende të ftohta të shkurtit.
Mbështetja e Bashkisë së Tiranës për të gjitha familjet në nevojë të kryeqytetit është kthyer në punë e përditshme teksa vazhdon të shërbejë vakte të ngrohta që ofrohen në mensat sociale, por dhe mbështetjen me ushqime dhe ndihma në çdo familje.