Interi dhe Juventusi zhvilluan mbrëmjen e djeshme mes tyre finalen e Superkupës së Italisë, ku trofeun e rrëmbeu skuadra zikaltër, duke fituar kështu edhe trofeun e parë sezonal.
Arbitri kryesorë i finales Daniele Doveri, është parë dje në aeroport duke u larguar nga Milano me një çantë që ka simbolet e Interit.
Një detaj ky që nuk iu ka shpëtuar syrit të tifozëve, kryesisht atyre juventinë që kanë kryqëzuar gjyqtarin se ishte i njëanshëm.
Tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk janë dakort me penalltinë që gjyqtari dha në favor të zikaltërve, dhe detaji me çantën e Interit në aeroport duket se i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit.
/f.a/abcnews.al