VIDEO/ Çudirat nuk kanë fund në Kupën e Afrikës, gjyqtari mbyll ndeshjen vetëm pas 85 minutash lojë

schedule18:45 - 12 Janar, 2022

schedule 18:45 - 12 Janar, 2022

Në Kupën e Afrikës nuk kanë fund çudirat. Në ndeshjen që Tunizia dhe Mali zhvilluan në Kupën e Afrikës, gjyqtari i ndeshjes ishte protagonisti kryesor i sfidës.

Xhani Sikazue nga Zambia, filloi protagonizmin e tij në pjesën e dytë, ku u akorduan dy penallti, një karton të kuq, dhe u pa tre herë VAR-i. Në fund të kësaj pjesë pritet të kishte minuta shtesë siç ndodh në futboll, por kjo nuk ndodhi.

Jo vetëm që nuk kishte minuta shtesë, por gjyqtari e mbylli ndeshjen që në minutën e 85-të. Pas këtij veprimi që ishte absolutisht një gabim i pafalshëm, kryesori i ndeshjes e rifilloi lojën sërish, por përsëri e mbylli 20 sekonda përpara se të mbaronte koha e rregullt.

Kjo gjë duket se e nervozoi teknikun e Tunizisë dhe stafin e tij, ku të gjithë shkuan duke protestuar drejt gjyqtarit dhe duke i treguar orën. U detyrua ndërhyrja e forcave të rendit që Sikazue të dilte nga fusha.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!