Sipas terapistit britanik, Matthew Hassi, ekziston një pyetje që duhet t’ia bëni vetes çdo ditë nëse jeni në një lidhje. Ai mendon se kjo pyetje është e thjeshtë, gjë që jo vetëm shton ndjeshmërinë në jetën tuaj, e cila është vërtetuar se e bën lidhjen më të fortë, por edhe afron më shumë çiftin.
Eksperti thotë se duhet t’i bëjmë vetes këtë pyetje: “Çfarë mund të bëj për t’ia bërë të bukur ditën partnerit tim?” Ai thotë se për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje është që ta vendosim veten në vendin e partnerit. Kjo është pika e ndjeshmërisë – imagjinoni se çfarë mund të dëshirojë dikush tjetër nga ju.
Nëse mendojmë vetëm për nevojat tona, atëherë dikush mbetet jashtë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mendoni për nevojat e partnerit tuaj. Sigurisht, nuk është e lehtë ta bëjmë këtë në çdo kohë të ditës, por mund të bëjmë gjëra të vogla. Mund të jetë dhe vetëm një telefonatë. /abcnews.al