Studimi: Mikroplastika në pluhurin e shtëpisë mund të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve

schedule09:06 - 12 Janar, 2022

schedule 09:06 - 12 Janar, 2022

The Economist

Plastikat janë materiale të prodhuara nga njeriu që nuk kanë efekt pozitiv për këtë botë, por kjo nuk e ndalon botën natyrore të ndërveprojë me to. Sipas disa studimeve, kur hedhin materiale plastike në det, shumë mikroorganizma i kolonizojnë ato. Këto koloni oqeanike janë gjithashtu vatra të gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve.

Tani, me sa duket, diçka e ngjashme mund të ndodhë në skutat e errëta të shtëpisë tuaj.

Lei Wang, në Universitetin Nankai në Tianjin, Kinë, filloi të studionte fenomenin dhe kërkimi i saj filloi në një bllok apartamentesh në Tianjin. Mikroplastikat për të cilën u shqetësua Wang janë pjesët e vogla që shkëputen nga fibrat sintetike, si poliesteri dhe najloni, që zakonisht gjenden në veshje dhe tekstile të tjera. Mikroplastika më pas grumbullohet rreth shtëpisë si pluhur.

Ajo tha se nëse këto grimca do të kolonizoheshin nga bakteret, ato mund të përmbanin gjene rezistente ndaj antibiotikëve, raporton abcnews.al

Studiuesit zgjodhën dhjetë shtëpi në bllokun e apartamenteve, secila me vetëm një qiramarrës mashkull. Çdo apartament kishte parket, dhe një plan urbanistik të ngjashëm. Një ekip përdori fshesa të sterilizuara për të fshirë dhomat e gjumit dhe për të mbledhur mostra pluhuri. Këto mostra u dërguan më pas në laborator dhe u analizuan për të kuptuar sasinë e mikroplastikës, baktereve dhe gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve.

Sipas Environmental Science and Technology, u gjetën 21 lloje të mikroplastikave, më të zakonshmet ishin poliesteri dhe najloni. Duke përdorur ADN-në e nxjerrë nga mikrobet, ata identifikuan 1385 lloje bakteresh së bashku me 18 gjene që lidhen me rezistencën ndaj antibiotikëve.

Më e rëndësishmja, analiza nxori në pah tregoi se numri më i lartë i gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve ishte aty ku kishte mikroplastikë. Nuk është e qartë se pse mikrobet që jetojnë me plastikë kanë më shumë gjasa të kenë gjene rezistente ndaj antibiotikëve.

Ekziston mundësia që vetë plastika po i shtyn bakteret të zhvillojnë këtë dukuri. Studiuesit sugjerojnë, se ka më shumë gjasa që grupe specifike bakteresh të jenë të afta për të siguruar jetesën nga mikroplastika dhe këto baktere gjithashtu mund të jenë më rezitent ndaj antibiotikëve.

Për të mbështetur këtë argument,  Wang thekson se Proteobakteret janë edhe rezistente ndaj antibiotikëve dhe gjithashtu gjenden zakonisht në plastikë oqeanike. Këto ishin lloji më i zakonshëm i gjetur në mesin e fibrave poliester dhe najlonit.

Kjo sugjeron që, ashtu si plastika po ndryshon natyrën e baktereve në det, ato po i ndryshojnë edhe ato brenda shtëpive. Por se sa kërcënuese mund të jenë për shëndetin e njeriut ende nuk dihet, por sigurisht që nuk është diçka pozitive.

/abcnews.al