Udhëheqësit katolik dhe hebrenj italianë dënojnë përdorimin e flamurit nazist në funeralin e kishës

schedule07:44 - 12 Janar, 2022

schedule 07:44 - 12 Janar, 2022

Liderët katolik dhe hebrenj dënuan një episod të ekstremistëve të krahut të djathtë që vendosën një flamur nazist mbi një arkivol jashtë një kishe pas një funerali religjioz dhe përshëndetën në mënyrë naziste. Kryedioqeza Katolike e Romës tha në një deklaratë se priftërinjtë e famullisë Shën Lusia në qendër të një lagje në Romë, duke përfshirë dhe atë që kreu ritin funeral nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur jashtë kishës ditën e hënë.

Fotot në internet tregonin arkivolin që mbante trupin e Alessia Augello , një ish-anëtar i grupit ekstremist të djathtë Forza Nuova që ishte mbuluar nga flamuri nazist raporton “CNN”. Në një deklaratë të saj Dioqeza e quajti flamurin “simbol të tmerrshëm që nuk mund të pajtohet me krishterimin” dhe tha se episodi ishte një shembull fyes i “shfrytëzimit ideologjik” të një shërbimi fetar.

Komuniteti hebre i Romës shprehu zemërimin që ngjarje të tilla mund të ndodhin 7 dekada pas fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së diktaturës fashiste të Italisë. Një incident i ngjashëm ndodhi marsin e kaluar jashtë një kishe në Romë.        / abcnews.al