Shefi i spiunazhit të Danimarkës është në burg prej më shumë se një muaji për shkak se dyshohet për rrjedhje të informacionit të klasifikuar. Lars Findsen që është kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Danimarkës ishte mes 4 personave për rrjedhje të informacionit të klasifikuar në muajin dhjetor. Emri i tij u bë publik pasi një gjykatë në Kopenhagen hoqi një urdhër që pengonte zbulimin e identitetit të tij.
Në kohën e arrestimit të Findsen në dhjetor, shërbimi inteligjent tha se 4 të arrestuarit ishin punonjës të saj raporton “CNN”. Ai ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Shërbimit Inteligjent Policor dhe drejtues departamenti në Ministrin e Mbrojtjes së Danimarkës. Shumë pak detaje dihen për çështjen dhe gjyqi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Në kohën e arrestimeve shërbimi inteligjent tha se 4 persona u akuzuan sipas nenit 109(1) të Kodit Penal Danez i cili mbart një dënim maksimal prej 12 vitesh burg. Avokati Lars Kjeldsen i Findsen tha se klienti i tij mohon të gjitha akuzat dhe që seanca e radhës me dyer të mbyllura të gjyqit është caktuar pas një muaji. Kjeldsen tha se ishte kërkesa e Findsen në Gjykatën e Qytetit të Kopenhagenit për publikimin e emrit. / abcnews.al