Ajo që ndodhi më 8 janar në Selinë Blu, sipas anëtarit të Kryesisë Fitim Zekthi, është kulmimi logjik i një lëvizjeje “ilegjitime që ka nisur që në shtator.” Gjatë mbledhjes së Kryesisë mbrëmjen e 10 janarit, Zekthi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha lëvizjen e tij e zhvilloi në parapolitikë dhe se Foltorja ishte fondamentaliste në gjuhë dhe veprime.
Zekthi është shprehur gjithashtu se me ideatorët dhe organizatorët e protestës të së shtunës, Partinë Demokratike nuk e lidh asgjë. Anëtari i Kryesisë së PD tha po ashtu se kryesia dhe kryetari nuk duhet të shohin interesin e tyre personal, por çfarë i intereson vendit.
FJALA E FITIM ZEKTHIT
“Ajo qe ndodhi ne 8 janar eshte thjesht kulmim logjik i nje levizjeje ilegjitimiste te nisur qe ne shtator. Levizja e z Berisha u perpoq te deligjitimoje institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesine, Keshillin kombetar dhe u shpreh se do bente revolucion. Instituciobet u quajten peng, te shitura, te paligjshne. Paralelisht ne menyre jo transparente, totalisht abtastutore u mblidhen te adhtuquajturat firma per kuvend kombetar. E gjitha kjo duhej per mbulese te paligjshnerise dhe per justifikim te mberritjes tek 8 janari. Z Berisha levizjen e tij e zhvilloi ne parapolitike, ai doli nga politika, doli nga ndjekja e rregullave dhe e normave te te drejtes. Foltorja ishte fondamentaliste ne gjuhe dhe veprime sepse pretendonte se zoteronte te verteten supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon nje kuptim tjeter mbi gjerat, mbi statutin, mbi te verteten. Foltorja konstruktoi me ane te meadiave, me ane te propagandes, me ane gjuhes lincuese, me ane te agresivitetit dhe akuzave hiperbolike, ne ane te konspiracionit nje realitet sikur ajo eshte shumice. Me kete kerkonte vetem justifikimin per te shkuar tek 8 janari. Vetem levizje per demokratizim apo hapje nuk eshte. Kjo lloj levizjeje, keto lloj levizjesh gjate gjithe historise perfundojne ose ne grusht shteti ose ne revolucion. Ishte nje ngjarje dramatike, nje dhimbje pa mbarim per shqiptaret dhe demokratet. Ata qe e bene dhe ideuan nuk kane asnje lidhhe me vlerat konservatore, ata nuk udhehiqen nga dashuria per vendin, nga respekti per jeten e njerevve. Konservatoret jane njerez te permbajtur, jane njerez qe nuk mitizojne apo fetishizojne karrieren apo interesin politik, jane njerez qe udhehiqen nga shikimi nga vetja, nuk duan asgjesime dhe nuk justifikojne kurre perdorimin e cdo mjeti per politike. Me ideatoret dhe organizatoret e 8 janarit partine demokratike nuk e lidh asgje. Ky moment duhet te sherbeje per ndarje nga sjellje dhe mendime fondanentaliste, per ndarje nga mendimi se e verteta fundore zoterohet nga dikush dhe se ne emer te saj mund te behet gjithcka edhe dhune. Ne, kryesia, kryetari duhet te nderyojme nje PD te djathte, konservatore qe nuk ben asgje pa patur ne fokus Shqipetine. Per PD eshte e mire vetem ajo qe eshte e mire per Shqipetine. Nuk duhet kurre te shohim cfare na intereson ne, por cfare i intereson vendit sepse vetem ajo na qe i duhet vendit eshte e mire edhe per PD. Shkurt duhet nje parti me ide te djathta dhe njerez qe populli i sheh si bartes te sinqerte te ketyre ideve. Boll me me lojera te uleta meskine.”
Kujtojmë se në mbledhje maratonë të Kryesisë të mbajtur mbrëmjen e 10 janarit në Selinë Blu u vendos për përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit. /abcnews.al/