Jeta e David Sassoli, nga gazetaria në krye të Parlamentit Europian

schedule09:04 - 11 Janar, 2022

schedule 09:04 - 11 Janar, 2022

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, tha zëdhënësi i tij. Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz në sistemin e tij imunitar. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se 2 javë dhe anuloji gjithë aktivitetet e tij zyrtare.

Sassoli u largua nga gazetaria dhe u bë anëtar i Parlamentit Europian në vitin 2009. Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.

Mandati i tij zgjati dy vite e gjysmë, për shkak të problemeve shëndetësore.  Në shenjë solidariteti në mes të një pandemie, ai vuri në dispozicion zyrat e braktisura të PE-së në Strasburg dhe Bruksel në dispozicion të organizatave që përgatitnin ushqime për familjet në nevojë dhe dha dritën jeshile për ngritjen e qendrave të testimit për koronavirusin.

David u shtrua sërish në spital më 26 dhjetor, “për shkak të një komplikacioni serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të tij imunitar”, sipas zëdhënësit të tij.

I lindur më 30 maj 1956 në Toskana, David Sassoli studioi për gazetari. Ai filloi të punonte në gazeta dhe agjenci lajmesh përpara se t’i bashkohej RAI,  në vitin 1992, ku u bë prezantuesi kryesor i kanalit. Ai vendosi të bëhej pjesë e politikës në vitin 2009, kur ish-kryetari i bashkisë së Romës, Walter Veltroni, organizoi bashkimin e dy partive të qendrës së majtë, një plan i mbështetur nga David Sassoli dhe lindi Partia Demokratike (PD), raporton abcnews.al

Kandidat në zgjedhjet europiane, ai zgjodh me 400 mijë vota, sukses që e largoi përgjithmonë nga ekrani i vogël dhe shënoi fillimin e karrierës së tij politike në Parlamentin Europian. Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë.

Ai u rizgjodh në vitin 2014 dhe u bë nënkryetar i KE, përgjegjës për buxhetin dhe politikën euro-mesdhetare. Ai pretendoi të drejtën  e “reformës më të madhe hekurudhore në Bashkimin Europian” – Aktit Sassoli-Daixma,  i cili u “miratua në 2017 pas tre vitesh negociatash të ndërlikuara.

Sassoli tha se nuk do të “hiqte kurrë plotësisht dorë nga gazetaria” pasi vazhdoi të punonte me gazeta dhe revista, duke shkruar shpesh artikuj. Ai shkroi në vitin 2013 bashkë me Francesco Saverio Romanon një libër mbi këshillat gjatë rrëmbimit të Aldo Moros në pranverën e vitit 1978.

“Asgjë nuk është e mundur pa popullin, asgjë nuk zgjat pa institucionet,” tha ai para zgjedhjeve. kolegëve të tij, duke cituar një shprehje nga Jean Monnet, një nga themeluesit e BE-së.

/abcnews.al