Lutfi Haziri i LDK-së thotë se kryeministri Albin Kurti po ndjek agjendën e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa në dialogun me Serbinë.
“Kryeministri e ka obligim kushtetues negocimin, e ka ekipin e vetë të cilin e ka përzgjedh, i ka mekanizmat shtetëror të cilët janë në shërbim. E ka opozitën në Kuvend e cila e mbështet. Asnjë parti nuk e kundërshton dialogun”, tha Haziri në T7.
“Na negociojmë në Bruksel tash, ndërmjetuësues është BE-ja e garantues SHBA-ja”, thotë Haziri.
“Është në përputhje me agjendën e ndërtuar nga kryeministri Isa Mustafa. Është e njëjta agjendë. Prej vitit 2013 deri më 2015 është konfirmuar agjenda, është konfirmuar përveç se kryeministri ka pasur rol në atë kohë. Është agjenda e njëjtë politike e cila po punohet me u shtjerr”, shpjegoi Haziri.