Lojtari i Brighton, Yves Bissouma është një nga lojtarët e shumë kërkuar në këtë merkato, teksa disa skuadra janë vënë në kërkim të shërbimeve të tij.
Sipas “Marca”, duke parë interesimin e lartë nga skuadra të mëdha europiane, Brighton ka menduar t’i vendos çmim xhevahirit të saj, teksa ajo skuadër që kërkon të sigurojë shërbimet e Bissoumas duhet të derdhë në arkat e klubit anglez shumë prej 50 milion funtash.
Disa prej skuadrave të cilat kanë shfaqur interes për lojtarin janë Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid të gjitha të lidhura me një transferim të mundshëm të mesfushorit të talentuar 25-vjeçar. /f.a/abcnews.al