Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 813 raste të reja nga 5 165 testime.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj thekson se pjesa më e madhe e të infektuarve janë konfirmuar në Shkup 549 qytetarë.
Në orët e fundit kanë humbur jetën 10 persona dhe kanë fituar betejën me Covid 998 pacientë./abcnews.al