Ky ushqim redukton kancerin e zorrës së trashë

schedule17:44 - 9 Janar, 2022

schedule 17:44 - 9 Janar, 2022

Dieta që përmban kumbulla mund të ketë një efekt të dobishëm në bakteret e zorrëve duke ndihmuar në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Kumbullat e thata janë një ushqim i vlefshëm, që sipas studimeve, duket se zvogëlon kancerin, bazuar në përmbajtjen e tyre të lartë të fibrave dietike dhe polifenoleve.

Një studim i publikuar në “Nutrition and Cancer” zbuloi se një dietë e pasur me kumbulla lidhej me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të lezioneve prekanceroze në zorrën e trashë. Një tjetër studim i kafshëve tregoi se një dietë që përmban kumbulla të thata mund të ketë një efekt pozitiv në mikrobiomën e traktit gastrointestinal, duke reduktuar kështu rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Gjithashtu theksohet se është i pasur me fibra që ndihmojnë në rregullimin e funksionit të zorrëve dhe lehtësimin e kapsllëkut. Përveç kësaj, falë ndjenjës së ngopjes që shkaktohet nga konsumimi i një sasie të vogël të kumbullave të thata, ato konsiderohen si një aleat i vlefshëm për humbje të suksesshme në peshë.

Në fakt, një studim i vogël nga Universiteti i Liverpool-it tregoi se konsumimi i përditshëm i një grushti kumbullash lidhet me kontroll më të mirë të oreksit dhe humbje të suksesshme të peshës. Sigurisht që nevojiten kërkime të mëtejshme për të dokumentuar veprimin e kumbullave, por padyshim që janë një ushqim shumë i dobishëm që mund ta përfshijmë në dietën tonë. /abcnews.al