Pioli: Dy ndeshjet e ardhshme të komplikuara, duhet të japim maksimumin

schedule13:06 - 8 Janar, 2022

schedule 13:06 - 8 Janar, 2022

Milani do të luajë ditën e nesërme kundër Venezias, dhe për kuq e zinjtë është një sfidë e rëndësishme në garën për titullin kampion, teksa aktualisht janëve vetëm 1 pikë pas rivalëve të tyre, Inter teksa ky i fundit ka një ndeshje më pak.

Në konferencën për shtyp, trajneri Stefano Pioli i ka konsiderur dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës të tij ndaj Venezias dhe Genoas të vështira dhe të rëndësishme, teksa ka kërkuar nga djemtë e tij të bëjnë maksimunim, ndërsa një fitore ditën e nesërme do të rriste presionin ndaj skuadrës së Simone Inzaghit, teksa nuk kaloi pa komentuar edhe fitoren kundër Romës me shifrat 3-1.

“Jam i lumtur me fitoren ndaj Romës. Ishte një lojë e vështirë, veçanërisht mendërisht sepse fizikisht e menaxhuam mirë. Kur fitojmë, gjithmonë vrapojmë më pak se kundërshtarët tanë”, theksoi fillimisht Pioli.

Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë të vështira dhe të komplikuara. Ne duhet të punojmë shumë dhe të japim maksimumin për të fituar këto dy ndeshje. Duhet të shikojmë vetëm punën tonë dhe se çfarë bëjnë kundërshtarët tanë nuk është puna jonë”, shprehet tekniku i Rossonerëve. /f.a/abcnews.al