Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën me dije se gjatë orëve të fundit sërish është shënuar një numër i lartë i të infektuarve me Covid .
Gjatë 24 orëve të fundit nga 7.472 testime për koronavirus, 1.725 raste kanë rezultuar pozitiv ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 1.028, Manastir – 148, Prilep – 112, Ohër – 61, Kumanovë – 52, Kavadar – 43, Gjevgjeli – 32, Shtip – 31, Strumicë – 24, Tetovë – 22, Gostivar – 21, Kërçovë – 20, Veles – 16, Koçan – 14, Dellçevë – 13, Krushevë – 12, Strugë – 10, Radovish dhe Vallandovë – 8, Resnjë – 7, Negotinë – 6, Shën Nikollë, Kriva Pallanka, Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod – 4, Kratovë dhe Bogdanci – nga 3, Vinicë, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë – nga 2, Dibër, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.
Ndërkohë viktimat janë një nga Shkupi 66 vjeç dhe një nga Negotina 76 vjeç. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 332 persona të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me covid 230.265, qytetarë mes të cilëve 214 054 kanë fituar betejën me Covid dhe 8 002 qytetarë kanë humbur jetën./abcnews.al