Në Seria A mbrëmjen e sotme luhet një nga supersfidat e saj, teksa pavarësisht kërkesës së drejtuesve të Napolit për të shtyre këtë përballje për shkak të situatës me Covid-19 në të cilën gjenden napolitanet nuk është marrë parasysh nga Lega Seria A.
Luciano Spalletti ka një “mal” me mungesa për shkak të infektimeve me viru, ndërsa Missimiliano Allegri pritet të luajë me formacionin më të mirë që ka në dispozicion.
Kjo sfidë do të luhet në orën 20:45.
Ja formacionet e mundshme:
Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli; Bernardeschi, Dybala, Chiesa; Morata
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Zielinski, L. Insigne; Mertens /f.a/abcnews.al