Vdes veterani më i vjetër i Luftës së Dytë Botërore

schedule12:04 - 6 Janar, 2022

schedule 12:04 - 6 Janar, 2022

Ka humbur jetën në moshën 112 vjeçare veterani më i vjetër i luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se veterani Lawrence N. Brooks, besohet se ëhstë burri më i vjetër në këtë shtet.

Për vdekjen e tij njoftoi Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore dhe të njëjtën gjë e konfirmoi vajza e saj.

Broks, i lindur më 12 shtator 1909, njihej për sensin e mirë të humorit, pozitivitetin dhe mirësjelljen. Kur pyetej për sekretin për jetë të gjatë, ai shpesh thoshte: “shërbimi ndaj Zotit dhe sjellja e mirë ndaj njerëzve”.

Me prejardhje nga Louisiana, familja e Brooks-it u vendos në Mississippi Delta, kur ai ishte fëmijë. Brooks ishte njëri nga 15 fëmijët e familjet dhe jetonte shumë larg shkollës më të afërt, prandaj prindërit i mësuan çfarë mundën në shtëpi./abcnews.al