Koreja e Veriut teston një raketë balistike në provokimin e parë të vitit 2022

schedule07:23 - 6 Janar, 2022

schedule 07:23 - 6 Janar, 2022

Koreja e Veriut tha se testoi në mënyrë të suksesshme një raketë supersonike sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “KCNA” ditën e enjte. Sipas raportimit lideri koreano-verior Kim Jong Un nuk ishte prezent në momentin e lëshimit të raketës. Raketa u nda pas lëshimit dhe manovroi 120 km nga vendi i lëshimit dhe goditi objektin e saj 700 km larg pa asnjë gabim raportoi media shtetërore “KCNA”.

Roja bregdetare Japoneze tha pas raportimit që bëri për lëshimin e raketës ditën e mërkurë se predha ra në det në pjesën lindore të Gadishullit Korean. Pas lëshimit të raketës ditën e mërkurë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut shprehu shqetësimin në lidhje me ngjarjen dhe kërkojë rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut për të lehtësuar marrëdhëniet ndërkoreane.

Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut i kërkoi Koresë së Veriut që ti përgjigjet përpjekjeve për paqe dhe bashkëpunim nëpërmjet dialogut raporton “CNN”. Shtatorin e kaluar Koreja e Veriut tha se kishte testuar në mënyrë të suksesshme një raketë supersonike.  / abcnews.al