Liverpool është “kapluar” nga covid-19, teksa gjatë ditës së sotme janë bërë të ditur disa raste të reja të infektuar në radhët e skuadrës.
Edhe ndihmësi i Jurgen Klopp është prekur nga “Omicrom” dhe në këto kushte, drejtuesit e “The Reds” kanë kërkuar që ndeshje me Arsenalin të shtyhet për në një moment tjetër.
“Duke parë që nuk ka shanse që situata të përmirësohet deri të enjten, madje mundësitë janë që situata të përkeqësohet akoma më shumë, klubi ka kërkuar një riprogramim të këtij eventi. Akoma nuk ka ardhur një përgjigje zyrtare për këtë çështje”, shkruhet në faqen e klubit.
Liga e Futbollit Angleze (EFL) është organi që organizon eventin dhe jo Premier League, që ka shtyrë shumë ndeshje për shkak të pandemisë.
Liverpooli ka njoftuar se ka mbyllur qendrën sportive për shkak të rasteve të shtuara me covid dhe se skuadra nuk do të stërvitet më sot.
The first-team training facilities at AXA Training Centre have been temporarily closed due to a rapidly growing number of suspected positive COVID-19 cases.
— Liverpool FC (@LFC) January 5, 2022
/f.a/abcnews.al