Deputeti i PD: Kriminaliteti jashtë kontrollit, makinat luksoze qarkullojnë me simbole të Kuvendit

schedule21:53 - 4 Janar, 2022

schedule 21:53 - 4 Janar, 2022

Deputeti i Partisë Demoratike, Dashnor Sula ka komentuar ngjarjet kriminale në vend,ku më e fundit atentati në Tiranë, pasditen e sotme.

Në një shënim në rrjetet sociale Sula shkruan mes të tjerash se kriminaliteti ka dalë jashtë kontrollit. Deputeti demokrat thotë se makina luksoze qarkullojnë në Tiranë me simbole të Kuvendit.

“Të gjithë e keni vënë re në Tiranë por edhe në qytetet e tjera që shumë makina luksoze qarkullojnë duke patur në xhamin e përparëm të makinës një tabelë që lëshohet nga kuvendi, kryesish për deputetët”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Ngjarja në ditët e fundit të vitit që lamë pas ku u kapën 119 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, por që mbart edhe shumë hije dyshimi e pikëpyetje dhe ngjarjet e dy ditëve të fundit tregojnë se kriminaliteti në Shqipëri është jashtë kontrollit.

119 Kg kokainë u lajmërua se u kap më 30 Dhjetor. Por më pas doli se Policia e Shtetit ishte totalisht e pa informuar dhe e vonuar pasi shkoi tek kompania 1 ditë me vonesë pas telefonatës së pronarit. Miliona euro kokainë futen në Shqipëri por policia nuk është asgjëkund. Këto miliona euro janë të sigurta në investime në lejet e ndërtimeve shumëkatëshe të bashkisë Tiranë dhe në rezorte në jug të vendit para syve të qeverisë, të policisë e prokurorisë. Një tjetër mënyrë sesi bota e krimit fut lekët e pista në qarkullim janë fajde-t që japin tek biznesmenët në hall dhe qe kur si kthejnë ose ia marrin biznesin ose kërcënohen me jete por edhe më keq ekzekutohen.

Më 3 dhjetor, një mesoburrë u plagos në Shkodër. Ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, por ajo që dihet është se në vendngjarje më shpejtë shkoi kushëriri i personit të plagosur se policia. Ndërkohë personi i plagosur edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar jetonte i qetë në vendin tonë.

Sot, breshëri plumbash në mes të një lokali. Atentat tipik mafioz që nuk kursen as të pafajshmit. Deri më tani një person ka mbetrur i vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur. Nga informacionet që raportohen në media personat rezultojnë me precedent penal të mëparshëm. Por qarkullonin të lirë në vendin tonë, Policia nuk i sheh, por armiku i gjen lehtë.

Edhe në rastin e sotëm targa e automjetit që lëviznin autorët ishte e vjedhur. Fenomen i përsëritur. Tashmë pa frikë mund të themi se çdo denoncim për një makinë të vjedhur apo për një targë të vjedhur është një paralajmërim për një ngjarje kriminale. Policia duhet ti mbaj në konsideratë këto detaje.

Ndërkohë të gjithë e keni vënë re në Tiranë por edhe në qytetet e tjera që shumë makina luksoze qarkullojnë duke patur në xhamin e përparëm të makinës një tabelë që lëshohet nga kuvendi, kryesish për deputetët. Nuk i tërheq vëmendjen kjo gjë policisë? Nuk i bën llogaritë sesa deputet ka Kuvendi Shqipërisë? Pse nuk i ndalon ato makina?! Është e korruptuar policia nga këta persona apo është e frikësuar?

Ngjarjet e fundvitit dhe të ditëve të para të këtij viti janë në fakt paralajmërim i një viti të vështirë që kërkon vullnet politik për ti parandaluar. Situata në Shqipëri është shëmbëlltyrë e qeverisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!