5 hapa për të qenë më optimistë në 2022

schedule19:00 - 4 Janar, 2022

schedule 19:00 - 4 Janar, 2022

Terapistja holistike dhe trajnerja e fitnesit Arielle Simone përjetoi aventurën e saj shëndetësore në vitin 2011, përmes së cilës ajo rilindi dhe zbuloi veten dhe nevojat e saj të vërteta. Tani ajo ndan me Vogue këshillat e saj për të bërë një fillim më të mirë në vitin 2022, për ta parë jetën me optimizëm dhe për të lënë pas atë që nuk po evoluon.

Arielle Simone punonte si modele dhe kishte mësuar të mbijetonte duke bërë dieta rraskapitëse që dëmtonin trupin e saj. Ajo përfundoi në spital me probleme të rënda shëndetësore të mëlçisë dhe marramendje. Kështu ajo vendosi të ndryshojë stilin e jetës dhe dietën e saj, për të zbuluar gjithçka që e bën të ndihet më mirë. Ajo gjithashtu studioi ushqimin dhe tani punon si terapiste, duke kërkuar rrugën drejt lumturisë me klientët e saj.

Sugjerimet e saj për shëndetin mund të jenë fillimi për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të ndjekur një jetë më të mirë. Në fund të fundit, kujdesi për veten është prioriteti ynë i ri.

Filloni një rutinë në mëngjes

“Gjëja e parë që pyes klientët e mi është se si e nisin ditën e tyre. Kjo mund të ndikojë në mënyrën se si jetojmë, rutinat janë një pjesë e madhe e stilit tonë të jetesës. Nëse ngriheni nga shtrati dhe merrni menjëherë telefonin, është koha të ndaloni. Gjeni edhe pesë minuta për të bërë diçka që ju pëlqen, qoftë duke u shtrirë apo edhe duke medituar. Hani një frut ose pini një gotë ujë. E rëndësishme është të gjesh një motiv për të nisur ditën tënde”.

Më shumë perime dhe ngjyra në dietën tuaj

“Unë nuk këshilloj askënd të bëhet vegan ose të ndalojë së ngrëni mish. Kur flas për një dietë me bazë bimore, dua të them të përfshijë më shumë perime dhe ngjyra. Për shembull, shtoni një perime tjetër në smoothie-n ose drekën tuaj. Ngjyrat në pjatën tonë na mbushin me energji, specat e kuq, karotat, perimet jeshile, lakra e purpurt, gjithçka ka një rol. Ushqimi përfshin gjithashtu vetëdijen, kështu që ne duhet të dimë se çfarë hamë dhe pse. Gjithashtu banaku ynë i kuzhinës duhet të jetë gjithmonë i rregullt, në mënyrë që të gatuajmë me qetësi.

Mësoni gjuhën e trupit tuaj

Çdo njeri është i ndryshëm, ndaj flet gjuhën e tij, gjimnastikën e kupton ndryshe, ka nevojat e tij. Gjeni këtë formë ushtrimi që ju bën të ndiheni më mirë dhe ju jep gëzim.

Filloni një hob krijues

Shumë herë mendojmë se duhet të konsumojmë karbohidrate ose sheqer, por në realitet na duhet vetëm veprim. Prandaj një hobi krijues, si ecja në natyrë, kërcimi, piktura dhe përgjithësisht diçka që na bën të lumtur, është motivimi që na nevojitet për të ndier gëzim dhe për të stimuluar këtë fëmijë që fshehim brenda.

Merrni kohën tuaj

Qetësia është luksi i ri. Thjesht merrni kohën tuaj, kushtojini më shumë momente vetes. Bëni dush dhe më pas relaksohuni pa nxituar të visheni dhe të dilni nga shtëpia. Zgjohuni dhjetë minuta herët në mëngjes dhe thjesht relaksohuni. Ne harrojmë se duhet t’i japim gëzim vetes, por është jetike./abcnews.al