Prej dy ditësh në mediat në Kosovë kanë qarkulluar fotot e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila, Ylberit i cili ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me një burrë në Kanada. Deputetja është pyetur nga mediat se pse nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni por nuk ka dashur të japë shpjegime. “Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, është shprehur ajo.
Për martesën e vëllait të Kusari Lilës ka reaguar edhe shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla. Përmes një postimi në Facebook, Donat Syla ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada dhe është ndër përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson.