Shënohet viktima e katërt nga virusi AH1N1

schedule12:13 - 8 Shkurt, 2019

schedule 12:13 - 8 Shkurt, 2019

Shkon në katër numri i viktimave nga gripi. Një 76-vjeçare nga Lushnja ka ndërruar jetë të enjten në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mjekët thonë se e moshuara ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar nga pneumonia, shkak i të cilës është bërë prekja nga virusi gripal AH1N1.

Ndërkohë 76-vjeçarja vuante nga disa sëmundje kronike të cilat kanë favorizuar komplikacionet. Aktualisht Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 200 persona të infektuar nga gripi ndersa  numri i personave që kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të virozave stines i ka kalur 19 mijë në një javë./abcnews.al