Shpërthejnë polemikat në Francë si pasojë e vendosjes së flamurit Europian nën Harkun e Triumfit në Paris për të festuar fillimin e presidencës franceze të Bashkimit Europian.
Kandidatët për presidentë të ekstremit të djathtë Marin Lë Pen dhe Erik Zemur u shprehën të indinjuar për faktin se flamuri francez u zëvendësua nga ai i Bashkimit Europian mbi varrin e ushtarit të panjohur.
Sekretari i shteti për çështjet Europiane reagoi duke thënë se flamuri francez do të rivendoset dhe se kjo ishte vetëm një iniciativë simbolike dhe e përkohshme, ndërsa polemikat i konsideroi absurde dhe sterile. /abcnews.al