Japonezët njihen si popull i zgjuar, ndërsa në futboll shpesh kanë pasur kombëtare të lezetshme.
Ata shquhen për shpejtësinë dhe teknikën, por sa duket kanë nisur të aplikojnë edhe skemat në goditjet standarde.
Një skemë që po bën xhiron e internetit është bërë nga një ekip universiteti, Takagawa Gakuen.
Duket sikur po luajnë “roza rozina”, lojën e famshme që luhej dikur në vendin tonë dhe e mbyllin aksionin me gol.
Gjithsesi një skemë pak a shumë e ngjashme është zhvilluar edhe në Çeki, kur ekipi i ligës së tretë, Ludvik Tuma, ndëshkonte në një ndeshje kupe skuadrën e Slavia Prague. / abcnews.al

