Teknologjia dhe revolucioni në vendet e punës

schedule13:30 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 13:30 - 30 Dhjetor, 2021

nga Igli Hoxha

Dita ditës teknologjia përparon dhe ndryshon gjërësisht mënyrën se si ne jetojmë dhe punojmë. Një sektor qe teknologjia dhe avancimet e ndryshme impaktojnë së tepërmi, janë edhe vendet e punës dhe mundësitë e punësimit.

Një rast konkret, jo më larg se viti i kaluar kur edhe pandemia nisi të përhapet frikshëm në të gjitha shtetet e botës, tregon se si teknologjia mund të zëvendësojë dhe të lërë të papunë qindra njerëz.

Rasti ka të bëjë me z. Larry Collins nga SHBA, i cili para nisjes së pandëmisë punonte si mbledhës taksash në autostradat e San Franciskos. Në momentin e parë që pandemia filloi të jepte efektet e saj dhe shtetet filluan të vendosnin rregulla gjithnjë e më strikte, një telefonatë mbërriti tek z. Collins.

Punëdhënësi i tij i tha që të merrte ditën e ardhshme pushim dhe të mos shkonte në punë në mënyrë që të mbronte shëndetin e tij dhe të personave që kalonin nga pika e mbledhjes së taksave rrugore.

Një ditë pushim u bënë dy ditë, dy ditë u bënë një javë, e kështu me rradhë, derisa z. Collins zbuloi se ai ishte zëvendësuar nga një robot i cili pranonte pagesa menjëherë nëpërmjet kartës së kreditit.

Ndoshta narrativa nuk është e njëjtë në Shqipëri, por nuk mund ta mohojmë që revolucioni teknologjik do të arrijë të vijë edhe tek ne herët ose vonë.

Deri disa vite më parë, njërëzit në Shqipëri gjenin persona për të punësuar për t’u bërë ndonjë shërbim, si psh. instalime hidraulike nga miqtë e përbashkët. Sot, kemi një panoramë krejt tjetër për marrjen e këtyre shërbimeve.

Sot njerëzit mjafton të kërkojnë në Google dhe arrijnë të gjejnë menjëherë rezultatet që duan në kohë të shpejtë dhe pa pasur nevojë të rrezikojnë me cilësinë.

Pavarësisht nëse ju kërkoni makina me qera tirane, ose kujdestare per te moshuar, nuk ka ndryshim të madh për sa i përket mënyrës se si ju do i gjeni këto shërbime: Do përdorni Google për të kërkuar dhe gjetur personat adapt për këto punë.

Në fakt, mediat e ndryshme raportojnë disa të dhëna nga një anë shumë shqetësuese per miliona vende pune të cilat rrezikojnë të humbasin si pasojë e avancimit të teknologjisë.

Deri në vitin 2030, raportohet se mbi 20 milionë punë në fabrika do të zëvendësohen nga robotët dhe kështu 20 milionë individë do të mbesin të papunë. Shifra të cilat janë me të vërtetë shqetësuese për të gjithë ata të cilët punojnë në këtë sektor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!