Disa qytetet të vendit, përfshirë Tiranën, Fieri dhe Fushë-Krujën janë përfshirë nga mjegulla e dendur.
Mëngjesin e sotme mjegulla e dendur nga Thumana deri në Tapizë, ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Mjegulla ka “pushtuar” autostradën Fushë Krujë – Laç si dhe Fish Krujë – Rinas e Tiranë. Ky fenomen i motit ka qenë prezent që në mesnatë dhe akoma është e dendur.
Situata e njëjtë është krijuar edhe në qytetin e Fierit. Shoferet detyrohen të ecin shumë ngadalë dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë aksident të rëndë./abcnews.al/