Të dielën e 2 janarit për ndeshjen e 19-të të La Ligës, Barcelona do të jetë në fushën e Majorkës.
Kjo është një sfidë për të cilën Xavi, do të ketë shumë mungesa.
Siç raporton Mondo Deportivo, Barcelona pritet të rreshtohet me skemën 4-3-3.
Ter Stegen; Araujo, Pique, Eric, Mingueza; Nico, De Jong, Riqui Puig; Abde, Jutgla dhe Coutinho.
Si eshte e mundur? Përgjigja është e thjeshtë. Gavi dhe Sergio Busquets janë skualifikuar, Pedri, Ansu Fati, Braithwaite, Depay dhe Sergi Roberto janë të lënduar, Jordi Alba, Lenglet, Dani Alves, Balde, Umtiti, Dembele janë pozitivë për Covid-19, përveç Demirit dhe Ferran Torres ende nuk janë rgjistruar në Federatë pas blerjes nga Manchester City. /abcnews.al/