Të paktën 31 minatorë kanë humbur jetën pas shpërthimit të një minierë ari në Sudan, sipas mediave lokale. Ndërkohë 8 minatorë rezultojnë ende të zhdukur dhe vetëm një prej tyre është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.
Nxjerrja e arit është një burim i rëndësishëm i këmbimit valutor në Sudan, i cili humbi tre të katërtat e të ardhurave të naftës dhe gati 80% të burimeve të tij valutore pasi Sudani i Jugut fitoi pavarësinë e tij në 2011.
Rreth 2 milionë njerëz punojnë në minierat në Sudan.
/abcnews.al