Kryeministri i ri i Maqedonisë: Gjërat që do të bëj ndryshe nga Zaev dhe objektivat

schedule22:56 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 22:56 - 28 Dhjetor, 2021

“Më shumë do të përkushtohem në politikën ekonomike dhe të brendshme në shtet”, thotë kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, i pyetur me cilat karakteristika do të jetë ndryshe nga paraardhësi i tij në parti dhe në Qeveri, Zoran Zaevi.

Kovaçevski, të cilit presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re, sonte në TV Sitel tha se ende nuk e ka formuar kabinetin e ri qeveritar për çfarë, siç paralajmëroi, nga dita e nesërme do të ketë bisedime dhe më pas do ta bëjë zgjedhjen.

“Është vështirë të flasësh për dallime. Kryeministri Zaev ishte fokusuar në zgjidhjen e çështjeve madhore me rëndësi për shtetin,   mos të harrojmë se për ato vendime të mëdha dhe të vështira që u morën sot jemi anëtare e NATO-s dhe jemi në një hap më afër të fillimit të negociatave me BE-në.

Ky përkushtim në zgjidhjen e atyre çështjeve ka lënë një zbrazëti në udhëheqjen dhe menaxhimin e politikës së brendshme dhe ekonomike në shtet, gjegjësisht menaxhimin e kuadrove, ashtu që unë më shumë do të përkushtohem në politikën ekonomike dhe të brendshme në shtet”, tha Kovaçevski.

Ai, mes tjerash, tha se nuk ka biseduar me ish-presidentin Branko Cërvenkovskin në periudhën e fundit, si dhe se të gjitha bisedimet për udhëheqësinë e re në parti i ka udhëhequr vet.

“Në parti jam që 30 vjet dhe me të gjithë kam pasur një bashkëpunim dhe përvojë të shkëlqyer”, theksoi Kovaçevski.

Në seancën e djeshme të Këshillit Qendror të LSDM-së Kovaçevski e mori besimin të jetë mandatar i qeverisë së re, ndërsa partia zgjodhi kryesinë e re./ Koha