Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar rekord rastesh të reja me COVID në 24 orët e fundit. Mediat bëjnë me dije se numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka shkuar në 129,471 në total.
Ky është numri më i lartë i rasteve të reja me COVID që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 viktima.
Ekspertët vlerësojnë se rastet e reja mund të jenë akoma më të larta se kaq pasi nuk përfshijnë zonën e Skocisë dhe as Irlandën e Veriut. Anglia ka regjistruar 129,471 raste të reja, ndërsa Uellsi 12,378 infeksione. /Abcnews.al