Një nacionalist rus që kritikoi Vladimir Putinin dhe paralajmëroi luftë civile ra nga një dritare e katit të pestë në Moskë dhe gjeti vdekjen.
Yegor Prosvirnin, 35 vjeç, nga Vladivostok, Rusi , u gjet i zhveshur nën dritaret e një ndërtese në rrugën Tverskaya në qendër të Moskës më 27 dhjetor.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ai vdiq para se të arrinte ambulanca dhe gruaja e tij Marina Urusova më vonë konfirmoi vdekjen e tij.
Fqinjët raportojnë se kanë dëgjuar ‘ulërima dhe share’ para se të rrëzohej, sipas BBC Russia . /abcnews.al/