Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të votohet më 15 ose 16 janar

schedule11:37 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 11:37 - 28 Dhjetor, 2021

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë se Veriut Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se presidenti i vendit Stevo Pendarovski, nesër do t’i japë mandatin kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për formimin e qeverisë së re.

Xhaferi tha se pas ndarjes së mandatit, vijojnë afatet për përbërjen e re qeveritare.

“Me siguri seanca në Kuvend për votimin e qeverisë së re do të jetë më 15 ose 16 janar”, deklaroi Xhaferi.

Kujtojmë se të hënën mbrëma partia maqedonase LSDM, zgjodhi udhëheqësi të re, ndërsa mandatin për kryeministër të ri e mori Dimitar Kovaçevski. Për momentin, qeveria ka mbështetjen e 64 deputetëve në Kuvend, ndërsa pritet që të mbështesin edhe kryeministrin e ri dhe kabinetin e tij qeveritar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!