Maqedonia e Veriut ka shënuar një rast me mutacionin e ri të Omicronit. Ndërkohë autoritetet shëndetësore në Maqedoni kanë bërë me dije se masat kufizuese që janë aktualisht në fuqi janë të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për masa shtesë.
“Tani për tani kemi vetëm një rast, bëhet fjalë për rast që vjen nga jashtë. Tek ne është diagnostikuar vetëm një rast dhe nuk ka raste të tjera. Nuk ka rritje të pacienteve dhe spitalet punojnë pa presione”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Rasti i parë me Omicron në Maqedoni u konfirmua javën e kaluar, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk mendojnë të vendosin masa kufizuese për këtë lloj të koronavirusit./abcnews.al

